Në përvjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, zyrtari i LDK-së “godet” Vjosa Osmanin

Aktuale

Në përvjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, zyrtari i LDK-së “godet” Vjosa Osmanin

Nga: A.Morina Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:24
Vjosa Osmani

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kujtuar kolonelin dhe heroin kombëtar Tahir Zemajn në përvjetorin e vdekjes së tij.

Gecaj tregoi se si kolonel Zemaj kishte pranuar institucionet shtetërore e ushtarake nën komanën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Teksa në postimin e tij në facebook Gecaj e ka 'goditur' Vjosa Osmanin.

"Vjosa Osmani është mishëruar sot me personin i cili asnjëherë nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar as ato institucione dhe as Presidentin Ibrahim Rugova!", u shpreh Gecaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Heroi i kombit Tahir Zemaj i kishte njohur dhe pranuar institucionet shtetërore e ushtarake nën komandën supreme të Dr. Ibrahim Rugovës! Vjosa Osmani është mishëruar sot me personin i cili asnjëherë nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar as ato institucione dhe as Presidentin Ibrahim Rugova!

Lavdi jetës dhe veprës së Tahir, Hasan e Enis Zemaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat