Shpërthimi në Ferizaj, flet drejtori i Kirurgjisë Plastike: Tetë pacientët janë në gjendje mesatarisht të rëndë

Aktuale

Shpërthimi në Ferizaj, flet drejtori i Kirurgjisë Plastike: Tetë pacientët janë në gjendje mesatarisht të rëndë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:48
Ilustrim

Tetë pacientë të shtruar në Repartin e Kirurgjisë Plastike nga shpërthimi i një bombole të gazit gjatë ditës së martë në Ferizaj, janë në gjendje mesatarisht të rëndë.

Drejtori i Kirurgjisë Plastike, Zejn Buja në një prononcim ka thënë se gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë repart është mesatarisht e rëndë.

Ai tha se të gjithë janë duke trajtuar me terapi përkatëse.

“Gjashtë pacientë që janë në Mjekimin Intensiv janë në gjendje të rëndë, ndërsa tetë pacientë që janë të shtrirë në Kirurgjinë Plastike, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë dhe jemi duke i trajtuar vazhdimisht me terapi përkatëse.

Buja tha se pacientët e shtrirë në QKUK janë të moshës mesatare, vetëm një vajzë është e lindur në vitin 2001.

“Mosha e tyre është mesatare, përveç një paciente që është 2001 dhe është në Mjekimin Intensivë”, ka thënë ndër të tjera Buja.

Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat