​Bien shtyllat elektrike në Kukës

Aktuale

​Bien shtyllat elektrike në Kukës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:11
Ilustrim

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës, veçanërisht për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

A2 CNN raporton se disa shtylla janë rrëzuar, për shkak të rëndimit të telave nga bora dhe nga ngrica.

Situata më e vështirë paraqitet në lokalitetet Kalis, Ujmisht, Kolesjan, dhe në Grykën e Vanave.

Terreni i vështirë e ka bërë jo pak problematike punën e riparimit, por grupet në terren po mundohen të rikthejnë normalitetin, duke i dhënë përparësi hidrovorëve, spitaleve dhe institucioneve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat