Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë

Aktuale

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:52
Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj i AAK-së është emëruar sot ministër në vend të Blerim Kucit që dha sot dorëheqje nga pozita e Ministrit të Ekonomisë, merr vesh media nga burime brenda Qeverisë.

Ky vendim është marrë pak orë pasi që Kuci ka njoftuar sot se e ka dorëzuar dorëheqjen te kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kuçi ka thënë sot se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Unë vetë kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryejë detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë ai.

Ai më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat