Befason Mustafa, tregon a ka ambicie për president

Aktuale

Befason Mustafa, tregon a ka ambicie për president

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:32
Isa Mustafa

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se është diskutuar çështja e presidentit në LDK dhe është përpjekur të gjendet gjuha e përbashkët.

Por, sipas tij, kjo nuk është diskutuar me VV-në.

“Por, nuk e kemi diskutuar me VV. Ka pasur këmbëngulje nga zoti Haradinaj që të jetë kandidat dhe që ta përkrahim”, tha Mustafa.

Sipas tij, çështja e presidentit do të rishtrohet për diskutim, por do të jetë e vështirë gjetja e konsensusit për votim që në raundin e parë.

Ai ka përjashtuar mundësinë të garojë për president.

“Tani për tani e përjashtoj si mundësi që të jem si kandidat si president për shkak të gjendjes sime. Ne si LDK kemi kuadro që mund ta bëjnë këtë punë me përgjegjësi të plotë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat