Hamza: Në krizë ekonomike e ka futur vendin Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti

Aktuale

Hamza: Në krizë ekonomike e ka futur vendin Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:49
Bedri Hamza

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur se dy qeveritë e fundit në vend kanë faj për rënien ekonomike.

“Krizë është atëherë kur rritja ekonomike kalon në norma negative. Në krizë ekonomike e ka futur vendin Qeveria Kurti dhe Qeveria Hoti me mosveprimet e tyre. Në qeverisjen e PDK ka ndodhur rritja e pagave, pensioneve… Mund të themi që nuk janë në nivelin ku duhet të jenë, por kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së”, ka thënë Hamza.

Ai në Rubikon ka thënë se gabim më i madh që është bërë është që ka ndodhur rënia e investimeve kapitale.

“Nëse shohim investimet në infrastrukturë investimet kanë ndikim në rritjen ekonomike. Gabimi më i madh është bërë që ka rënë niveli i investimeve kapitale. Është dëm i madh që nuk kanë vazhduar punët me një dinamikë më të madhe”.

“Gjashtë vjet kemi qenë në pushtet. Kryeministri i jep drejtimin kryesor qeverisjes së vendit”, është shprehur Hamza, duke thënë se në qeveritë tjera ku kanë qenë pjesë PDK nuk e ka pasur kryeministrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat