“Albin Kurti bëhet kryeministër nëse do Amerika”

Aktuale

“Albin Kurti bëhet kryeministër nëse do Amerika”

Nga: N.Sh Më: 14 janar 2021 Në ora: 06:19
Albin Kurti

Ish-deputeti i LDK-së dhe ish luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka folur për Albin Kurtin i cili pritet të bëhet kryeministër.

Geci në emisionin “Politiko” tha se Albin Kurti ka mundësi të bëhet kryeministër nëse ashtu dëshiron Amerika.

“Vetëm nëse do Amerika, nëse nuk do Amerika, Kurti mund të rrëzohet sërish”, tha ai.

“Ai nuk mund të vije në pushtet deri në tetor, pasi që ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese që ka qenë publik”, ka thënë Geci..

Megjithatë, dje është dorëzuar lista e deputetëve të Prishtinës që do të kandidojnë nga Vetëvendosja dhe aty është përfshirë edhe Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat