E konfirmon Kurti: Garojmë në zgjedhje bashkë me Vjosa Osmanin

Aktuale

E konfirmon Kurti: Garojmë në zgjedhje bashkë me Vjosa Osmanin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:23

(E plotësuar 13:54) - Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë në listën e saj zgjedhore edhe iniciativën politike të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pas marrëveshjes së sotme ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.

Përmes një konference për medie të përbashkët u tha se kjo marrëveshje do të jetë për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion.

***

 Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashjëpunimit.

Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.

Në këtë konferencë Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët.

Image

Lista e Vjosa Osmanit garon së bashku me LVV-në e Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajnë një konferencë për media, ndërsa bëhet e ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes.

Konferenca do të mbahet në ora 13:30 para përpara shtatores së heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ndryshe, afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00

Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.

Por në LVV thonë se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.

Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin. “Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat