Pacolli sërish në listën e VV-së për deputete

Aktuale

Pacolli sërish në listën e VV-së për deputete

Nga: A.Zh Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:59
Lëvizja Vetëvendosje

Fitore Pacolli, ka njoftuar se do të jetë sërish kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka falënderuar delegatët e qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë për besimin, përcjell Bota sot.

“Të dashur qytetarë, Ky është momenti i fundit për shtetin tonë. 14 shkurt nuk është ditë e zakonshme zgjedhore. Është referendum kur ne vendosim të ardhmen tonë. Unë falënderoj dhe shpreh mirënjohjen time për delegatët e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë për besimin dhe përkrahjen që të jem kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Bashkë do ta përparojmë vendin tonë!”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ishte deputete e VV-së edhe në legjislaturën e kaluar./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat