Mungesa e debateve televizive mes kandidatëve për kryeministër, mungesë e kulturës demokratike

Aktuale

Mungesa e debateve televizive mes kandidatëve për kryeministër, mungesë e kulturës demokratike

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:00
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Historikisht në Kosovë debatet mes kandidateve për kryeministër kanë munguar. Së fundmi kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj ftoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debat televiziv, por ky i fundit nuk e pranoi një të tillë. Kjo qasje po cilësohet si e gabuar nga njohësit e zhvillimeve politike.

“Partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, ka thënë Kurti gjatë një konferencë bashkë me Vjosa Osmanin.

Për njohësit e zhvillimeve politike, refuzimi për debate televizive nuk është kulturë demokratike.

Politologu Ramush Tahiri shprehet skeptik se një debat i tillë do të ndodh.

“Unë kam dëshirë që të ndodh një debat i tillë. Por nuk pres që të pranojnë liderët…Qytetarët do të mësonin nga programet dhe do të ishte një kulturë demokratike”, deklaroi Ramush Tahiri për RTV Dukagjinin.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti, thotë se është e domosdoshme që politikanët ta prezantojnë programin e tyre politik.

“Trendi në të ardhmen duhet të shkojë ka edukimi i votuesit. Liderët që pretendojnë të drejtojnë vendin duhet patjetër të komunikojnë me qytetarët në mënyrë që ta bind qytetarin se çfarë i pret në të ardhmen nëse e votojnë atë politikan”, tha Afrim Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat