Listat për deputetë, ja deri kur kanë afat partitë politike t’i dorëzojnë në KQZ

Aktuale

Listat për deputetë, ja deri kur kanë afat partitë politike t’i dorëzojnë në KQZ

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga afati përfundimtar i dorëzimit të listave të deputetëve, të cilët kandidojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, partitë poltiike kanë nisur përllogaritjet.

Përpos dy koalicioneve parazgjedhore të partive minoritare, ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në zgjedhje me listat e tyre.

Po ashtu Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të hyjë në zgjedhje nën listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa partitë e tjera do të garojnë të vetme, por kjo nuk e përjashton mundësinë e koalicioneve pas-zgjedhore. 

Qeveritë në Kosovë në shumicën e rasteve kanë qëne tepër të brishta, sepse partitë fituese të zgjedhjeve nuk kanë arritur të marrin më shumë se 30 deputetë, gjë që ka detyruar fituesit të bëjnë koalicion edhe me kundërshtarët e tyre, sic ishte rasti LevisjesVetevendosje-Lidhja Demokratike e Kosoves, qeveri e cila ra në më pas se dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat