Certifikimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, deri më tani në KQZ kanë aplikuar 6 subjekte politike

Aktuale

Certifikimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, deri më tani në KQZ kanë aplikuar 6 subjekte politike

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:43
Foto Ilustrim

Në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) deri më tani kanë aplikuar gjashtë subjekte politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri më tani kemi pranuar aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë); Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë); Srpska Lista (20 kandidatë); Romani Iniciyativa (12 kandidatë); Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë); dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).

Ndryshe kujtojmë se afati i aplikimit për certifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat