LDK mbledh kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

Aktuale

LDK mbledh kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:40
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nesër do mbajë mbledhjen e radhës së Kryesisë.

Bëhet e ditur se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 10:00.

“Nesër do të mbahet mbledhja nga ora 10:00, në të cilën do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë burimet brenda LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovë në këto zgjedhje do të garojë me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hoti.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat