Ish-ministri i LDK-së e konfirmon se do të jetë pjesë e garës për deputet

Aktuale

Ish-ministri i LDK-së e konfirmon se do të jetë pjesë e garës për deputet

Nga: N. H Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:44
LDK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të jetë pjesë e listës për deputet të LDK-së.

Rrahmani ka qenë për një mandat ministër i Shëndetësisë, ndërkaq edhe për një mandat deputet në një legjislaturë në zgjedhjet e 2017, duke qenë edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Administratë Publike dhe Media.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani

Të dashur familjar dhe miq kudo që jeni, dua të ju njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës më ka nderuar me kandidimin për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Duke falënderuar të gjithë ata që besuan në mua, zotohem se bashkë me strukturën dhe votuesin besnik të LDK-së, do të angazhohem që të arrihet rezultati i cili do të na bënte krenar të gjithëve.

Shihemi në punët që na presin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat