LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Aktuale

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:12
Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e medias brenda LDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se emri i tij është dërguar në Prishtinë.

Kandidatë për deputetë të LDK-së në Prizren, do të jenë edhe: Anton Quni, Driton Selmanaj, Hatim Baxhaku, Afërdita Morina-Bifar, Xhavit Ukaj, Valdet Hoxha, Salajdin Fanaj dhe Mybere Mustafa.

“Këta emra janë propozuar dhe dërguar në Prishtinë”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha pati marrë pjesë në një aktivitet të LDK-së në Prizren.

Hoxhaj vitin e kaluar është pensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat