Deputetja e PDK-së: Rimëkëmbjen do ta bëjmë bashkë me gratë

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Rimëkëmbjen do ta bëjmë bashkë me gratë

Nga: H.O. Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:27
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi përmes një postimi në Facebook ka publikuar takime në tre komuna të ndryshme, duke bashkëbiseduar me gratë për t’ua prezantuar propozimet e tyre për rimëkëmbëjen e Kosovës.

Deputetja e PDK-së shkruan se poashtu është diskutuar edhe barazia gjinore.

Sipas saj, barazia gjinore do të jetë synimi i PDK-së, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

RIMËKËMBJEN E KOSOVËS DO TA BËJMË BASHKË ME GRATË

Së bashku me koleget e mia ishim në Ferizaj, Kaçanik dhe në Shtime për të bashkëbiseduar me gratë e devotshme të këtyre qyteteve për t’i prezantuar dhe diskutuar propozimet tona për rimëkëmbjen e Kosovës. Sepse zhvillimi ekonomik e shoqëror është i pandashëm nga gratë. Po ashtu diskutuam për barazinë gjinore e cila duhet të jetë synim i qeverisjes sonë dhe për punët që na presin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Faleminderit grave të PDK - Dega Ferizaj PDK - dega Kaçanik PDK-Dega Shtime  për organizimin e këtyre takimeve.

#HoxhajKryeministër

RIMËKËMBJEN E KOSOVËS DO TA BËJMË BASHKË ME GRATË Së bashku me koleget e mia ishim në Ferizaj, Kaçanik dhe në Shtime...

Posted by Ariana Musliu Shoshi on Friday, 15 January 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat