Ramush Haradinaj: Në Serbi do të gëzohen nëse nuk zgjedhem president

Aktuale

Ramush Haradinaj: Në Serbi do të gëzohen nëse nuk zgjedhem president

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:31
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se në Serbi do të gëzohen nëse ai nuk zgjedhet president.

"Ne kishim ëndërr lirinë e Kosovës. As sot, pas dy dekadash në liri, dashuria jonë për Kosovën nuk është zbehur aspak.

Solidarizohemi me bashkëluftëtarët që sot janë në Hagë dhe iu themi bashkëluftëtarëve kudo që janë, se qëndrojmë të fortë. Jemi këtu për ta, jemi këtu me ta.

Të gjitha partitë i kanë sfidat e veta. Ne iu themi qytetarëve të vendit, që Aleanca është adresë, jo vetëm e qëndrueshme dhe e fortë, por jemi adresë që në procese të rëndësishme jemi vendimtarë. Roli ynë është vendimtar për cilësinë e reformave, fuqinë e Kosovës dhe të institucioneve.", ka shkruar Haradinaj në Instagram.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat