Kjo është dhjetëshja e parë e listës për deputetë të AAK-së

Aktuale

Kjo është dhjetëshja e parë e listës për deputetë të AAK-së

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Partitë politike kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve të tyre për deputet në zgjedhjet e 14 shkurti. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur para Këshillit Drejtues, për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Media merr vesh se cila është dhjetëshja e parë e kësaj partie.

Në dhjetëshen e parë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë Ramush Haradinaj i cili e ka shpallur kandidaturën e tij për president.

Numër dy do të jetë Shmsedin Dreshaj i cili ka aderuar së fundmi.

Kjo është lista:
1.Ramush Haradinaj
2. Shemsedin Dreshaj
3. Tima Kadrija
4. Bekë Berisha
5. Besnik Tahiri
6. Albena Reshitaj
7. Pal Lekaj
8. Rasim Selmanaj
9 Teuta Haxhija
10. Haxhi Shala

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka quajtur ndryshe për shkak të zhvillime të fundit në vend, përfshirë edhe shkuarjen në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne kishim ëndërr lirinë e Kosovës. As sot, pas dy dekadash në liri, dashuria jonë për Kosovën nuk është zbehur aspak. Solidarizohemi me bashkëluftëtarët që sot janë në Hagë dhe iu themi bashkëluftëtarëve kudo që janë, se qëndrojmë të fortë. Jemi këtu për ta, jemi këtu me ta”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat