Ja kur do të varrosen 4 viktimat nga Kosova që vdiqën mbrëmë në aksidentin tragjik

Aktuale

Ja kur do të varrosen 4 viktimat nga Kosova që vdiqën mbrëmë në aksidentin tragjik

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:32
Pamje nga aksidenti

Mbrëmja e djeshme shënoi një nga aksidentet më të rënda të ndodhura në Rrugën e Kombit që nga hapja e këtij aksi, ku katër anëtarë të një familje humbën jetën tragjikisht pasi ‘Citroeni’ me të cilin po udhëtonin u përplas dhunshëm me një trajler në aksin Milot-Rrëshen.

Sikundër mësohet viktimat do të varrosen në Tiranë.

Homazhet për anëtarët e familjes do të mbahen ditën e nesërme në orën 15:00, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të përcillen për në banesën e fundit.

Viktimat e këtij aksidenti sikundër tashmë dihen janë Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe nipi i tyre 11 vjeçar, Klejdi Koçi.

Vajza e vetme e mbetur gjallë nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila është në gjendje kritike në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat