Sinjal i keq për Albin Kurtin nga KQZ-ja

Aktuale

Sinjal i keq për Albin Kurtin nga KQZ-ja

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:13
Albin Kurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha Komunat e Kosovës.

Mirëpo, nëntë prej anëtarëve të rinj të KKZ-së janë refuzuar për certifikim nga KQZ-ja.

Refuzimi i tyre erdhi si pasojë se ndaj tyre ishte konfirmuar se kishte vepra penale gjatë tre viteve të fundit, me aktgjykim të formës së prerë.

Burime të medias tregojnë se për të lartcekurit që kishin probleme me drejtësinë  janë njoftuar edhe partitë politike.

Sipas KQZ-së, anëtarët e ndëshkuar s’i kanë plotësuar kriteret ligjore për tu emëruar anëtarë nëpër komisione komunale zgjedhore.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese argumentoi se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Personi më i përfolur padyshim se është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndonëse partia paralajmëroi se do të jetë në listën e për deputetë, një verifikim të tillë pritet ta bëjë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat