Këta janë pishmanxhinjtë në listat e partive?

Aktuale

Këta janë pishmanxhinjtë në listat e partive?

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:12
Enver Hoxhaj dhe Ramiz Kelmendi

Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në disa prej partive politike ka pasur riaderime.

Ramiz Kelmendi për herë të dytë i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai do të jetë pjesë e listës së këtij subjekti si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi në shtator të 2019 u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Para LDK’së, ai në vitin 2014 iu bashkua PDK’së pasi u largua nga AAK’ja e Ramush Haradinajt.

Për të dytën herë si kandidat i listës së PDK’së do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi.

Me këtë parti ai së pari bashkëpunoi në vitin 2012. Pesë vjet më pas me LDK’në, kurse në zgjedhjet e 2019 ai ishte në listën e Vetëvendosjes.

Ani se ju bashkua VV’së kjo parti nuk e futi në mesin e kandidatëve për deputetë profesorin e Studimeve Islame, Mustafë Bajrami.

Ky tek subjekti i Kurtit erdhi pasi kishte afërsi me liderin e AAK’së më 2019.

Si kandidat për deputet me këtë të fundit opsion kishte të garonte edhe Labinot Tahiri. Por, ish anëtari i AKR’së dhe AAK’së nuk arriti të bëhej pjesë e asnjë liste zgjedhore.

Përmes një statusi në Facebook, Labi bëri të ditur se nuk u bë të jetë kandidat për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat