LDK e lë Abdixhikun të 11-in në listë, analisti e “deshifron” pse ndodhi kjo

Aktuale

LDK e lë Abdixhikun të 11-in në listë, analisti e “deshifron” pse ndodhi kjo

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:34
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku do të kandidojë si i 11-ti në listën e LDK-së për deputetë.

E fakti se atij nuk i është dhënë një numër i rëndësishëm, sipas analistit Shkodran Ramadani, është se partia sipas tij e ka “ndëshkuar atë për shkak se nuk e ka mbrojtur subjektin ku bën pjesë kur ai është sulmuar më së shumti”.

Tutje, Ramadani thotë se arsye tjetër është edhe fakti se Absixhiku i është bërë krah Vjosa Osmanit përmes heshtjes.

Për këtë çështje, ai nënvizon faktin se para Abdixhikut në listë është Driton Selmanaj.

Postimi i plotë

Lumir Abdixhiku nuk eshte rastesisht i renditur ne numrin 11. “Je i mire, por nuk je mjaftueshem besnik ndaj partise. Nuk e ke mbrojte partine kur ajo u sulmu ma se shumti. Nuk u bere pjese e Qeverise Hoti ne shenje proteste per rrezimin e Qeverise Kurti. Permes heshtjes u bere krah i Vjosa Osmanit. Tash te qesim mas Driton Selmanajt, qe ka nxjerre flake prej goje si drague t’u luftu me rivalet. Nuk je per dhjeteshe bre djale.” Keshtu pak a shume Agim Veliu ia ka kumtu lajmin Lumiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat