Jo vetëm VV-ja ka kandidate me mbiemrin Radonçiq, është edhe kjo parti 

Aktuale

Jo vetëm VV-ja ka kandidate me mbiemrin Radonçiq, është edhe kjo parti 

Nga: D.RR Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:00
Radonçiq

Fillimisht pati kritika për kandidaten e VV-së për deputete, Bernarda Radonçiq, për të cilën thanë se nuk është shqiptare, mirëpo më pas u konfirmua se ajo është një vajzë e lindur në Danimarkë, me rrënjë shqiptare, saktësisht nga Gucia. 

E lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja Duda Balje, e cila në një postim në Facebook ka thënë se edhe partia e saj ka në radhët e veta një kandidate me mbiemrin Radonçiq. 

Bëhet fjalë për Fikreta Radonçin, e cila është boshnjake. 

Lajmin e ka bërë të ditur vet Duda Balje në Facebook. 

Postimi i saj i plotë: 

Jo vetëm VV, por edhe SDU ka Radonçiqin !  

Nuk është vetëm Vetëvendosje ( VV) që ka kandidatë me mbiemrin Radonçiq, e kemi edhe ne si parti ( SDU) boshnjake, dhe me krenari e paraqesim boshnjaken tonë si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës! 

SDU dhe unë si lidere e partisë jemi shumë krenare me Fikreta Radonçiq! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat