Hoxhaj i kthehet përsëri temës së debatit me Kurtin, tash vjen me një kërkesë publike

Aktuale

Hoxhaj i kthehet përsëri temës së debatit me Kurtin, tash vjen me një kërkesë publike

Nga: M.H Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:44
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar sonte planin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike.

Hoxhaj nuk la pa përmendur edhe debatin që I ka kërkuar Kurtit e që ky I fundit e ka refuzuar atë.

Në këtë prezantim pati rastin Hoxhaj të flas edhe njëhere për Kurtin duke u shprehur që nuk duhet të iu ik debatëve dhe përballjeve pasiqë populli ka nevojë për Rimëkëmbje, Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje, transmeton “Bota sot”.

Ai gjithashtu i bëri një thirrje publike Kurtit të largojë retorikën e tij populliste.

Pjesë nga fjalimi i Hoxhajt

I bëj thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike.

I bëj thirrje Albin Kurtit të largojë retorikën e tij populliste.

Mjaft me popullizëm të papërgjegjshëm.

Mjaft më me premtime të zbrazëta.

Zoti Albin Kurti, mos i ik realitetit. Mos i ik dialogut. Mos i ik debatit.

Për hirë të procesit tonë demokratik. Për hirë të popullit.

Populli ka nevojë për Rimëkëmbje, Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje.

Dhe Rimëkëmbja do të vijë me veprime konkrete dhe me përkushtim ndaj popullit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat