‘Ja si u ekzekutuan vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në janarin e vitit 1982’

Aktuale

‘Ja si u ekzekutuan vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në janarin e vitit 1982’

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:44
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Profesori Blerim Latifi ka treguar se John R.Schindler, ekspert amerikan i sigurisë, ka shkruar librin, mbase më të mirin, për veprimtarinë e UDB-së, Shërbimit Sekret Jugosllav, në vendet perëndimore. Libri quhet "Agjentët Provokatorë:Terrorizmi, Spiunazhi dhe Lufta e Fshehtë për Jugosllavinë, 1945-1990". 

"Schindler konstaton se nga të gjitha shërbimet e vendeve komuniste që vepronin në mënyrë të fshehtë në Perëndim, UDB ishte më brutalja. Ajo kishte vrarë më shumë disidendë në Perëndim, se çdo shërbim tjetër komunist.Madje edhe më shumë se KGB-ja ruse. Siç thotë Schindler "shumica e atentateve të UDB-së jashtë vendit ndoqën një model standard.", ka shkruar Latifi në Facebook 

Agjentët jugosllavë mbillnin dezinformimin në qarqet e emigrantëve në Perëndim, për të krijuar konfuzion dhe konflikte brenda grupeve. 

Ai ka shkruar se vrasësit kryenin mbikëqyrje, pastaj vrisnin shënjestrën, zakonisht me të shtëna armësh nga një distancë e afërt. 

Vrasjet e UDB-së ishin shpesh shumë brutale, më brutale se sa duheshin për të vrarë. 

Në disa raste, viktimat u vranë me thika dhe u goditën dhjetëra herë. Në të gjitha rastet, UDB u përpoq t'i portretizonte vrasjet si "rezultat i grindjeve midis emigrantëve" - një histori të cilën policia perëndimore dhe agjencitë e inteligjencës, për shkak se nuk i kuptonin mirë emigrantët Jugosllavë, shpesh e merrin si variant të pranueshëm". 

Ky model ekzekutimi i UDB-së, të cilin e shpjegon Schindler, duket qartë se është aplikuar krejtësisht edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës në janarin e vitit 1982.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat