Kush hoqi dorë nga rikandidimi?

Aktuale

Kush hoqi dorë nga rikandidimi?

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në listat e partive politike nuk janë përfshirë disa deputetë të legjislaturave të kaluara.

Njëri prej tyre është Gazmend Abrashi, i cili nuk është pjesë e 110-shes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një intervistë ai tha se do të jetë i angazhuar në punë të tjera në parti.

Për herë të parë nga viti 2007, garës për ulëse në Kuvend nuk do t’i hyjë Donika Kadaj Bujupi, e cila kohëve të fundit ka pasur ftohje të raporteve me AAK-në.

E Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se me vetë-dëshirë, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës për deputet.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat