Daut Haradinaj thotë se VV nuk i fiton 50%: Ka kaluar koha e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Daut Haradinaj thotë se VV nuk i fiton 50%: Ka kaluar koha e Ibrahim Rugovës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:19
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti synon të ketë 20 deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo mbetet një ëndërr për ta.

“Ata që pretendojnë mbi 50 për qind ka kalu koha e Ibrahim Rugovës, edhe mi çu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën është vështirë me besu”, thotë ai në Kanal 10.

I pyetur rreth respektimit të masave anti-COVID, ai thotë se ato s’po respektohen, fatkeqësisht.

“S’po respektohen masat, rrallë, thuajse hiç, në aktivitete për kandidatë për deputetë s’ka respektim. Po bëjmë edhe thirrje publike për kujdes, por s’është vetëm AAK, por të gjitha partitë. Shpresoj që vjen vaksina”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat