Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

Aktuale

Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

Më: 17 janar 2021 Në ora: 23:39
Ramush Haradinaj

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK ka të nominuar për president, kandidat është lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Por, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se s’do ta përkrahnin në asnjë mënyrë Vjosa Osmanin.

Madje i njëjti në Kanal 10, ka dhënë një deklaratë të padëgjuar më parë. Ai ka thënë se ka pasur përafrim për zgjedhjen e presidentit, por që thirrja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e ka prish sistemin.

“Shumë afër ka qenë, thuajse në përmbyllje të marrëveshjes. Ka pas një përfarim gati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Rasti i thirrjeve nga Gjykata e Hagës e ka prish sistemin. Deri në detaje ka pas se si do të bëhet zgjedhja, kjo nga numrat e nevojshëm në Parlament”, ka potencuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat