​Gjendja e rrugëve në Kosovë

Aktuale

​Gjendja e rrugëve në Kosovë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur rrugët në të cilat është intervenuar me kripë përshkak të ngricave.

Sipas raportit të MI të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Raporti i plotë i rrugëve:

Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

Në auto-udhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Ndërsa intervenime me kripë kishte në të dy drejtimet : Suharekë Morinë dhe Suharekë – Gjurgjicë.

Gjithashtu në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me kripë.

Në regjioni Peja 1 temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Duhet cekur se në rrugën Kuqishtë-Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për shkak të reshjeve të borës temperaturave nën zero (-10) u intervenua me kripë e rërë dhe në pastrim të borës, në mbrëmje e në mesnatë dhe ne orët e mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Gjakova 2, Prishtina 2, Peja 2, Ferizaj 1, s’ka intervenime sepse gjendja e rrugëve është e mirë.

Gjakova 1, në këtë rajon ka pasur intervenime në akset rrugore ku ka pasur ujë në rrugë, po ashtu është hedhur kripë dhe zhavorr. Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme dhe pa ngrica.

Prizreni 2, për shkak të temperaturave të ulëta është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren –Morinë , Prizren - Prevalle, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash - Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët, Prizren –Prevallë, Dragash - Brod dhe Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura për qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat