Endrit Shala: Qytetarët në krah të komandant Çelikut për shtet që i del zot historisë

Aktuale

Endrit Shala: Qytetarët në krah të komandant Çelikut për shtet që i del zot historisë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:47
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar parafushatën gjithandej Kosovës.

Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj ka takuar banorët e Nekovcit.

“Në proceset dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, më shumë se kurrë është i nevojshëm mobilizimin për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare. Ndaj më shumë se kurrë mbështetja për projektin e Nismës Socialdemokrate, është jashtëzakonisht e nevojshme”, ka shkruar Endrit Shala, njëri nga personat kyç në këtë parti.

Ai ka thënë se janë të lumtur me përkrahjen që po marr anekënd Kosovës, në fshatra e në qytete, kudo që po prezantojnë platformën e tyre për një shtet që i del zot historisë e lavdisë që ka.

“Shumë burra e gra, të rijnë e të reja të Nekovcit, shprehën sot gatishmërinë për ti qëndruar në krah komandant Çelikut dhe thirrjes tonë për një shtet dinjitoz me vlera e virtyte kombëtare”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat