Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes

Aktuale

Memli Krasniqi përmend pesë kandidatë që do t’i votonte për deputet nga lista e Vetëvendosjes

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:14
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën e radhës.

Krasniqi në emisionin Pressing kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka përzgjedhur Glauk Konjufcën, Vasfije Krasniqi – Goodman, Shqipe Selimin, Lumnie Mikullovcin dhe Adriana Matoshin.

Katër nga zgjedhjet e Krasniqit janë prurje të reja të Vetëvendosjes.

Në arsyetimin e përzgjedhjes së Konjufcës, ai ka thënë se e përzgjedh atë sepse karrierën politike e kishte edhe në PDK.

Si vazhdimësi e kësaj, Krasniqi tha se gjysma e listës së VV’së ishin pjesë e PDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat