ZPS kërkon nga Apeli të refuzojë ankesën e Haradinajt ndaj vendimit për paraburgim

Aktuale

ZPS kërkon nga Apeli të refuzojë ankesën e Haradinajt ndaj vendimit për paraburgim

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:15
Nasim Haradinaj

Më 24 dhjetor 2020 gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, kishte marrë vendim, me anë të së cilit i është vazhduar paraburgimi nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj.

Me 5 janar 2021 mbrojtja e Haradinajt kishte apeluar këtë vendim, ku më pas kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, kishte caktuar panelin e Gjykatës së Apelit.

Me anë të ankesës së parashtruar ndaj vendimit të gjykatësit paraprak ishte sfiduar ligjshmëria e paraburgimit fillestar dhe paraburgimit që ishte vazhduar, dështimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për të adresuar argumentet e mbrojtjes, paanshmëria e procedurës për rishikimin e paraburgimit të Haradinaj, dështimi i gjyqtarit në procedurë paraprake për të dhënë arsye, dështimi për të identifikuar një rreziku konkret, baza mbi të cilën u refuzua kërkesa për një seancë dëgjimore.

Ndërkaq, me 15 janar 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një shkrese drejtuar panelit të Apelit kishte konsideruar se ky apelim duhet të hedhet poshtë pasi është i pabazuar dhe me argumente të pabazuara të cilat nuk demonstrojnë ndonjë gabim në vendimin e gjykatësit paraprak.

Me 25 shtator u arrestua Nasim Haradinaj, për të cilin më 26 shtator ishte bërë e ditur se është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat