Albulena Haxhiu reagon pasi Albin Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje

Aktuale

Albulena Haxhiu reagon pasi Albin Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:09
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Albini gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar, andaj ajo ka thënë se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka thënë se këto ndodhin në shtetin e kapur dhe se këto janë shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin.

Postimi i saj i plotë:

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat