Çka deklaroi Kurti para disa ditësh, kur u pyet për ndalimin e kandidimit?

Aktuale

Çka deklaroi Kurti para disa ditësh, kur u pyet për ndalimin e kandidimit?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:10
Albin Kurti

Albin Kurtit dhe 46 kandidatëve të tjerë për deputetë do t’i ndalohet garimi në këto zgjedhje për shkak të dënimeve që kanë pasur.

Në ditën kur është nënshkruar marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ky i fundit ishte pyetur se si do të vepronte nëse KQZ nuk do ta certifikonte për kandidim.

“Pengesa të ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik apo aso të tjera politike. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Unë nuk mund të përgjigjem për gjëra që nuk do të ndodhin sepse nuk ka pengesa që na ndalin më”, pati deklaruar Kurti.

Albin Kurtit dhe 46 kandidatëve të tjerë për deputetë do t’i ndalohet garimi në këto zgjedhje për shkak të dënimeve që kanë pasur.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

Çështja ishte ngritur për shqyrtim në Kushteuese nga një grup deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sfidoi legjitimitetin e mandatit të Etem Arifit, deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim. Arifi u dënua përfundimisht për mashtrim me 15 muaj burgim në gusht të vitit të kaluar, për t’u zgjedhur si deputet një muaj e gjysmë më vonë.

Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale se do ta pranojë një vendim të tillë nga KQZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat