AAK dhe NISMA në krizë: Truproja e Fatmir Limajt dhe shoferi i Ramush Haradinajt në garë për deputet

Aktuale

AAK dhe NISMA në krizë: Truproja e Fatmir Limajt dhe shoferi i Ramush Haradinajt në garë për deputet

Nga: P.R Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:29
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Tashmë partitë politike kanë bërë të ditur listat me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate si duket janë në krizë të madhe, sidomos në gjetjen e emrave adekuatë për kandidatë për deputet.

E në mungesë të emrave, garës për deputet nga AAK do t’i hyjë edhe Arif Ahmetxhekaj, shofer i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Arif Ahmetxhekaj, që deri sot nuk është parë në arenën politike asnjëherë. Në të kaluarën ka qenë shef i njësisë për siguri në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, e më vonë, shef i eskortës së tij dhe së fundmi, shofer i tij. Këto faktohen edhe nga postimet e rregullta të Ahmetxhekajt në Facebook.

Image
Arif Ahmetxhekaj

Poashtu, edhe truproja e kreut të Nismës, Fatmir Limajt, Naser Gashi do t’i hyjë garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Emri i Gashi figuron në listën e Nismës për kandidat për deputetë, si dhe nga postimet e shumta të familjarëve të Naser Gashit, shkruan “Bota sot”.

Image
Naser Gashi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat