Haradinaj uron Biden: Do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës

Aktuale

Haradinaj uron Biden: Do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës

Nga: A.SH Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:03
Joe Biden dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Presidentin Joe Biden, që sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Ai ka thënë se, gjatë presidencës së z. Biden pret që do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Postimi në Facebook:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.

Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat