Osmani uron Presidentin Biden: Raportet e shkëlqyeshme Kosovë-SHBA, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale

Aktuale

Osmani uron Presidentin Biden: Raportet e shkëlqyeshme Kosovë-SHBA, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale

Nga: A.SH Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:41
Vjosa Osmani dhe Joe Biden

U.d së Presindeti së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Joe Biden për mandadin e tij si President i Amerikës.

“Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën! 🇽🇰 🇺🇸
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat