Rron Gjinovci: As unë nuk do ta lejoja Albin Kurtin që të kandidojë

Aktuale

Rron Gjinovci: As unë nuk do ta lejoja Albin Kurtin që të kandidojë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:29
Rron Gjinovci, Albin Kurti

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se nuk do ta lejonte kreun e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidonte në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjinovci në Pressing ka thënë se kjo është në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij, votuesit e kësaj partie do të mobilizohen edhe më shumë në zgjedhje.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kam thënë edhe më herët, po te kisha qenë kryetar i KQZ-së do ta merrja vendimin e njëjtë, nuk do ta lejoja që të kandidonte.

Por, mendoj që kjo i konvenon jashtëzakonisht shumë LVV’së sepse kombino sondazhet të cilat e qesin si fituese në shifra jashtëzakonisht të larta, ka mundur me shkaktu dembelizëm te votuesit e Vetëvendosjes të cilët kishin me u ndi komfort me fitimin e sigurt, tash moslejimi i Kurtit me i pri listës do t’i mobilizojë edhe më shumë”, tha Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat