Donika Kadaj i del në mbrojtje Kurtit

Aktuale

Donika Kadaj i del në mbrojtje Kurtit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:26
Donika Kadaj-Bujupi

Anëtarja e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi i ka dal në krahë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ’ja.

Ajo në një postim në “Facebook”, shkroi se gazi në Kuvend për të cilin u dënua Kurti, nuk ishte kundër Kosovës por për ta mbrojtur atë nga Zajednica.

“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica. Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.  Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes”, ka shkruar ajo.

Kështu sipas saj e mos lejimi i kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, është e vështirë të kuptohet si mbrojtje e integritetit te institucioni

“Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik. Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte”, ka shkruar më tutje ajoi.

Kujtojmë që dje Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i ka dërguar Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), listën me 47 kandidatë për deputet që nuk lejohen të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat