Veliu: Rugova është kreatori i miqësisë së përhershme me SHBA-në

Aktuale

Veliu: Rugova është kreatori i miqësisë së përhershme me SHBA-në

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:18
Ibrahim Rugova

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, e ka përkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes ish Presidentin Ibrahim Rugova.

“Në 15 vjetorin e kalimit në përjetësi, e kujtojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugovën, të cilin veprimtaria e tij në faza të ndryshme të historisë e bëri të përjetshëm. Modeli i njeriut dhe udhëheqësit që ndërtoi ndër vite, mbesin udhërrëfyes i qartë për secilin prej nesh, si trashëgimtarë në subjekt politik dhe në institucione shtetërore”, është shprehur Veliu.

“I palëkundur në përpjekjet për jetësimin e aspiratave shekullore të një populli që po venitej nga padrejtësitë historike, presidenti Rugova, kishte guximin, kurajën dhe mendimin politik për ta rreshtuar Kosovën në vlerat demokratike të Perëndimit dhe për ta futur në agjendat e shteteve më të fuqishme të botës. Rugova është kreatori i miqësisë së përhershme me ShBA-në”.

Veliu ka thënë se situate e tanishme në vend thërret për ruajtjen e orinetimeve të vendosura nga Rugova.

“Në këtë përvjetor, si në asnjë tjetër, e ndjejmë se rrethanat në të cilat ndodhet vendi ynë, kanë domosdonë e ruajtjes së orientimeve të vendosura nga Presidenti Rugova, e të cilat janë dhe do mbeten përherë, orientim i punës dhe angazhimit të LDK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat