Kurti për kryeministër, Hoti: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Aktuale

Kurti për kryeministër, Hoti: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:37
Hoti dhe Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që sipas tij, personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

“Një person që ka kryer një vepër penale, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme për të gjithë, që ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Republikës në asnjë nivel të qeverisjes”, ka thënë Hoti në Rubikon.

Hoti ka theksuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas logjikës së vendimit të Kushtetueses, nuk mund të kandidojë as për kryeministër.

“Vendim i i GJK-së është që Kurtit i ndalohet të kandidojë edhe për poste qeveritare, por logjika çon në atë drejtim, që një person që është dënuar për vepra penale, besoj që mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat