Zyra për Certifikim në KQZ rekomandon që Kurtit dhe të tjerëve t’u lejohet kandidimi

Aktuale

Zyra për Certifikim në KQZ rekomandon që Kurtit dhe të tjerëve t’u lejohet kandidimi

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:58
Albin Kurti

Zyra për Certifikim në KQZ ka kërkuar që të gjithë kandidatët e sjellur nga partitë politike të certifikohen.

Kjo për shkakun se sipas kësaj zyre, ka pasur paqartësi nga interpretimet e ndryshme dhe nuk është arritur një përfundim.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucione të ndryshme për vendimmarje. Zyra nuk ka arrit me zbatu pikën Q të pikës 29. Për këtë arsye zyra ju rekomandon ta ceritifikoni listën ashtu qysh është edhe pse kemi edhe ankesa tjera”, kanë thënë nga kjo zyre.

Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka thënë se nuk është e qartë se cilët kandidatë kanë plotësuar kriteret e cilët jo.

“Ne nuk e kemi të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet dhe cilat jo. Kërkesat janë dërgu në të gjitha institucionet relevante dhe pas marrjes së përgjigjes është kërkuar që të ndërrohen kandidatët të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore. Na nuk e kemi të qartë nga rekomandimi se kush i përmbush kërkesat e kush jo. Kjo është detyra e parë e zyrës, zyra është ajo që i merr, klasifikon dhe rekomandon duke respektuar dispozitat e nenit 29. Unë kisha dashtë që të na sillen të gjitha shkresat”, ka thënë ajo.

Daka ka vënë në dijeni se disa parti i kanë zëvendësuar kandidatët në bazë të kërkesave.

Nëse KQZ vendos sipas këtij rekomandimi, atëherë Albin Kurti dhe të tjerët që kanë pasur probleme me ligjin do të certifikohen si kandidatë për deputetë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat