Kurti: Daka hapur po e bën argatin e PLAN-it, për VV-në është e papranueshme

Aktuale

Kurti: Daka hapur po e bën argatin e PLAN-it, për VV-në është e papranueshme

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:10
Albin Kurti, Valdete Daka

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se insistimi i Valdete Dakës për të moscertifikuar Albin Kurtin për kryeministër, pavarësisht se ekziston një rekomandim nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për një gjë të tillë, e konfirmon akuzën e VV-së mbi anshmërinë e saj.

Sipas saj, Daka hapur po e bën argatin e PLAN-it, çka për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme.

“Në anën tjetër, ne themi hapur dhe qartë: Albin Kurti do të jetë bartës i listës dhe Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Nuk ka institucion të kapur që pamundëson diçka të tillë. Shihemi me 14 Shkurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat