Nagavci: E turpshme, institucionet e kapura po shpërfaqen edhe brenda KQZ-së

Aktuale

Nagavci: E turpshme, institucionet e kapura po shpërfaqen edhe brenda KQZ-së

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:57
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka quajtur të turpshme kërcënimet e përfaqësuesve të PDK-së ndaj Drejtuesit të Zyrës për Certifikim.

Sipas Nagavcit, mbledhja e KQZ-së e cila po mbahet aktualisht po shpërfaq kapjen e institucionevete të Kosovës.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Kjo që po shofim drejtpërdrejtë nga mledhja e KQZ-së e shpërfaq hapur se si janë institucionet e kapura.

Ne këtë shfaqje të turpshme pamë edhe kërcënime të përfaqësuesit të PDK-së ndaj Drejtuesit të Zyrës për Çertifikim, i cili ka kryerer detyrën e tij sipas kompetencave ligjore, pamë heshtjen e Kryetarës së KQZ-së e cila lejon kërcënimin dhe ofendimin e shërbyesit civil, ashtu si dhe tendenca për manipulime.

Krejt kjo po bëhet për qëllime politike, për të penguar LV! dhe Albin Kurtin, politikanin më të ndershëm, më me integritet e kredibilitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat