Pasi nuk iu certifikua lista zgjedhore nga KQZ, AAK do të ndjek rrugët ligjore

Aktuale

Pasi nuk iu certifikua lista zgjedhore nga KQZ, AAK do të ndjek rrugët ligjore

Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:44
Foto Ilustrim

Lista e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo për shkak se këto parti nuk kanë larguar kandidatët që kanë pasur dënime.

Pas këtij vendimi të KQZ-së, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi i AAK-së në KQZ.

Ibrahim Selmanaj tha se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore.

“AAK nuk ka votë kundër njerëzve të cilët do të kandidohen dhe procesi duhet të vazhdojë mbi bazën e asaj qysh edhe i kemi ndërtuar dhe i kemi ligjet e aplikuara në Kosovë. Unë uroj secilin subjekt politik të jetë i suksesshëm në garë dhe iu uroj të gjithëve dhe atyre të cilët nuk kaluan sot do të filtrohen dhe do të jenë në garë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat