Muhaxheri: VV’ja s’e meriton udhëheqjen e shtetit, e kemi shembullin me Prizrenin dhe Prishtinën

Aktuale

Muhaxheri: VV’ja s’e meriton udhëheqjen e shtetit, e kemi shembullin me Prizrenin dhe Prishtinën

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:48
Gazmend Muhaxheri

Nënkryeatari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk meriton ta udhëheqë shtetin, duke marrë parasysh qeverisjet e saja lokale në Prizren dhe Prishtinë.

Gjatë një tubimi në Pejë, Muhaxheri ka thënë se LDK-ja është e vetmja forcë politike që mund ta qeverisë mirë Kosovën pët të ecë përpara ajo.

Sipas tij, Avdullah Hoti është kryeministri më i mirë i mundshëm që mund ta ketë ky vend.

“Ajo çka dimë ne me ba është me qeveris më së miri. Këtë e kemi dëshmuar si në Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe qytetet që ne kemi qeverisur.

Po mundohen disa të tjerë me thënë se që 20 vjet është qeverisur keq, ata kanë qeverisur vetëm 2 komuna, dihet puna e tyre. Nëse doni me pas model dhe shembull, krahasojeni Pejën me Prizrenin apo Prishtinën me Gjilanin.

Këto janë modele të mira qeverisëse. Nuk ka asnjë send që mundet me e mohue punën e palodhshme të njerëzve të ndershme që kanë punu për me ngrit këtë vend. Ata po mohojnë dhe po thonë se munden me ardh pa asnjë ditë pune”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat