Zhvillimet në KQZ, Vjosa Osmani i drejtohet opinionit në orën 18:00

Aktuale

Zhvillimet në KQZ, Vjosa Osmani i drejtohet opinionit në orën 18:00

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:30
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani do t’i adresohet opinionit në lidhje me zhvillimet e fundit në KQZ ku nuk u certifikua lista e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës.

Me anë të një njoftimi nga presidenca, është bërë e ditur se Osmani në orën 18:00 do t’i adresohet opinionit.

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit  në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Vjosa Osmani ndonëse nuk ka folur ende për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë, ajo ka qëndruar e heshtur edhe ndaj linçimeve dhe kërcënimeve që i janë bërë kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat