“Vjosa Osmani po flet si militante e zellshme e Albin Kurtit”

Aktuale

“Vjosa Osmani po flet si militante e zellshme e Albin Kurtit”

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:57
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së mëhershme të Vjosa Osmanit për zhvillimet në KQZ, ndaj të cilës edhe paralajmëroi masa.

Ramadani, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani është në konflikt të thellë interesi, ngase, sipas tij, po kërkon nënshtrimin e Kushtetueses dhe KQZ-së ndaj partisë së saj.

Ai ka shtuar se Osmani po tregohet si kandidate përçarëse për deputete dhe si militante e zellshme e Albin Kurtit.

“Ajo nuk flet si Presidente, sepse nuk është e tillë e as nuk është e denjë për atë ulëse. Ajo është veç U.D, fati politik i së cilës varet krejtësisht nga Albin Kurti. Pa Kurtin, Vjosa Osmani jo që nuk do të kalonte pragun, por as tepihun që vendoset para pragut”, ka shkruar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat