Zyrtari i LDK-së i reagon Faton Pecit: Ti dhe patronja jote mbani pozita të falura nga LDK-ja

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i reagon Faton Pecit: Ti dhe patronja jote mbani pozita të falura nga LDK-ja

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:55
Bajram Gecaj

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë dalë në mbrojtje kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, ndaj të cilit më herët reagoi këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci.

Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i LDK-së dhe shef i kabinetit të ministrit në largim, Agim Veliu, ka thënë se kësaj qasje të Pecit i thuhet bukëpërmbysës.

Ai ka thënë se Peci po harron se ai dhe Vjosa Osmani mbajnë pozita të falura nga LDK dhe Isa Mustafa.

“”Pis milet” i thonë turqit, e unë u them bukëpërmbysës. Peci po harron se ai dhe patronja e tij mbajnë pozita krejtësisht të falura nga Isa Mustafa e LDK!”, ka shkruar Gecaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat