Bislimi: I nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova

Aktuale

Bislimi: I nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:33
Pamje nga vizita

Kandidati për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Bislimi ka vizituar familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Ai pas takimit me familjen Rugova, ka thënë se ndihet i nderuar nga përkrahja e tyre.

"Rezidenca e Presidentit Rugova është shtëpia ku një ëndërr e madhe e kombit tonë zuri fill për t'u bërë realitet. Këtu u vendosën themelet e Republikës sonë në miqësi të përhershme me SHBA-të; këtu gjetën konakun e bujarisë dhe fisnikërisë sonë shqiptare shumë personalitete Amerikane e botërore të cilët u angazhuan pa rezervë për kauzën tonë të drejtë për liri, pavarësi e demokraci! Ndihem jashtëzakonisht i nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova për udhëtimin tim politik në shërbim të interesit nacional të Republikës sonë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës," ka deklaruar Bislimi, pas një takimi në familjen Rugova.

Image
Pamje nga vizita

"Ishte vlerësim i përbashkët se miqësia permanente me SHBA-të ka qenë postulat i patjetërsueshëm i Presidentit Rugova. Edhe sot, LDK dhe Kosova, mund të mburren me mikun e familjes së Presidentit, Dr. Faton Bislimi, si vlerë e posaçme e lidhjes sonë me Amerikën. Testamenti nuk harrohet, ai vazhdon!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat